Shkencëtarët tregojnë simptomat e reja të variantit Omicron të COVID-19
01

Lexo edheUshqimet që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut

Derisa variantet të reja të COVID-it po shfaqen vazhdimisht, njerëzit tani kanë dilema se a kanë simptoma të Omicronit, apo të një ftohje të zakonshme.
Tre simptoma kryesore të koronavirusit konsiderohen të jenë temperatura e lartë, kollitja si dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.
Por, shkencëtarët pretendojnë se të tjerët që testohen pozitivë për Omicron tani po tregojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ata konsiderojnë se pesë simptomat kryesore janë rrjedhja e hundëve, dhimbja e kokës, lodhja, teshtitja si dhe dhimbja e fytit.

Lexo edheUshqimet që ndikojnë në rritjen e tensionit të gjakut
Ndërkaq, simptoma të tjera që mund t’i keni nëse jeni infektuar me variantin Omicron të COVID-19, janë kollitja e vazhdueshme, ethet, dhimbja e syve si dhe dhimbja e gjoksit.