back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeShkëlqim Devolli mes të ftuarve në darkën e Aleksander Čeferinit të UEFA-s...

Shkëlqim Devolli mes të ftuarve në darkën e Aleksander Čeferinit të UEFA-s në Lubjanë

Të ngjajshme

Drita e nis me fitore vitin 2026, fiton ndaj Ferizajit

Drita e ka nisur me fitore vitin 2026 në...

“Plaku” në top formë, Dzeko shënon dy supergola (VIDEO)

Edin Dzeko duket se është ringjallur prej se u...

Fitore në ndeshjen e parë të vitit të ri, Drita e mposht Ferizajn

Kampionia e Kosovës, Drita ka arritur një fitore të...

Aksident trafiku në rrugën Rakosh–Istog

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Rakosh–Istog....

Aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka qenë ndër të ftuarit në një darkë protokollare të organizuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, me rastin e finales së UEFA Futsal EURO, e cila zhvillohet sonte në Lubjanë.

Darka, e mbajtur në kryeqytetin slloven, ka mbledhur përfaqësues të lartë të futbollit evropian, partnerë institucionalë dhe figura të njohura të biznesit në kuadër të aktiviteteve shoqëruese të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futsalit evropian.

Temat e diskutimeve joformale të darkës kanë përfshirë zhvillimin e futsalit dhe futbollit në Evropë, rolin e investimeve private në sport, si dhe ndikimin ekonomik dhe diplomatik që kanë ngjarjet madhore sportive për shtet pjesëmarrëse.

Ngjarja është parë si pjesë e protokollit zyrtar të UEFA-s, ku sporti shërben edhe si platformë për diplomaci sportive dhe rrjetëzim ndërkombëtar.

Finalja e UEFA Futsal EURO luhet sonte në Arena Stozhice në Lubjanë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz