BallinaRegjionaleDrenas‘Shkatërrohet’ varri i Shaban Polluzhës

‘Shkatërrohet’ varri i Shaban Polluzhës

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore, si duket është harruar shpejt nga vendi i tij.

Para pak ditësh, me datën 21 shkurt u shënua 71 vjetori i vrasjes së Polluzhës, bashkë me Mehmet Gradicën në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Ndonëse dha shumë për lirinë e Kosovës, varri i tij është në një gjendje të mjerueshme shkruan GazetaBlic.

Gjendjen e varrit të Polluzhës e ka publikuar në rrjetin social facebook, profesori universitar Blerim Latifi.

Në foto shihet se gjithçka rreth varrit të Shaban Pollushës është shkatërruar, dhe stoik po qëndron vetëm guri i varrit.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz