BallinaLajmeShkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Të ngjajshme

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

The Guardian i kushton artikull të veçantë suksesit të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

LDK kërkon marrëveshje politike për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në Malësi të Madhe.

Një pjesë e bimëve narkotike ishte mbjellë në një mjedis të hapur dhe një pjesë tjetër në një serë aty afër në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Aktualisht 14 të dyshuar janë vënë në pranga, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të arrestuarit për këtë aktivitet kriminal janë Elez Çulaj, Muho  Çulaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jaçaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17-vjeçar.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12,597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Ditët e fundit policia ka goditur edhe dy raste të tjera në Malësinë e Madhe, njëra me 2 mijë rrënjë dhe tjetra me afro 5 mijë rrënjë kanabis.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz