Ëndrra e këtij fëmije është kthyer në realitet. Ai është bërë një profesionist në punimet me ekskavator, pasi i ati i tregoi se si ta drejtojë.
Chen Junyu, 4 vjeç, e gjysmë ka si lodër të preferuar ekskavatorin e të atit, me të cilin kalon jo pak kojë gjatë ditës. Videoja e mëposhtme tregon zotësinë e fëmijës nga Kina me mjetin. I ati tregon se ai nuk ia ka mësuar me qëllim se si ta drejtojë mjetin.
Gjatë punës, ai e merrte fëmijën me vete dhe e ulte në ulësen e pasme, e që aty Chen-i ia vodhi zanatin.
Pas publikimi të videos, policia ka reaguar dhe e ka bërë të qartë se do të merren masa nëse kjo gj vazhdon, pasi nuk lejohet drejtimi i ekskavatorit kur je nën 18 vjeç.