Sherri në Real Madrid, del fotoja e parë e Valverdes pas rrahjes me Tchouamenin

Fotoja e parë e Fede Valverdes është publikuar pas sherrit me shokun e skuadrës te Real Madridi, Aurelien Tchouameni, të enjten, incident që e dërgoi uruguaianin për pak kohë në spital.
Valverde ka dhënë një version tjetër të ngjarjes në dhomën e zhveshjes, ndryshe nga ajo që kanë raportuar mediat.
Reprezentuesi i Uruguait ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka goditur askënd dhe se as Tchouameni nuk e ka goditur atë gjatë përplasjes mes tyre.
Kjo bie ndesh me versionet e tjera të historisë, sipas të cilave Valverde u godit me grusht nga Tchouameni, përpara se të përplasej me një tavolinë gjatë rrëzimit.
Më pas, 27-vjeçari raportohet se është ndier i trullosur dhe është dërguar në spital me karrocë, ku ka marrë qepje për një prerje në kokë.


Lexo edheDerbi mes Liverpulit dhe Chelseas nis me një supergol (VIDEO)
Influencerja dhe bashkëshortja e Valverdes, Mina Bonino, ka postuar foton e parë të tij që prej incidentit.
Vlen të theksohet se koka e Valverdes dhe çdo qepje e mundshme janë mbuluar nga një kapele.
Valverde nuk do të luajë ndaj Barcelonës në El Clasico këtë fundjavë, pasi është përjashtuar për shkak të dëmtimit në kokë.
Mjekët i kanë rekomanduar Valverdes 10-14 ditë pushim në shtëpi, gjë që sugjeron se ai mund të jetë edhe nën protokollin e tronditjes së trurit, duke qenë se bëhet fjalë për goditje në kokë.














