Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës
dp

Lexo edheGjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri: James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e Komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna.
Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh./Indeksonline/

Lexo edheGjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri: James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe