BallinaLajmeShërbyesit civilë kërkojnë ngritje pagash nga Qeveria

Shërbyesit civilë kërkojnë ngritje pagash nga Qeveria

Të ngjajshme

Arenali dhe City bëjnë ‘histori’, ende pa nisur finalja e Carabao Cup

Arsenal dhe Manchester City kanë bërë histori që para...

Egli Tako shkëlqen në paraqitjen e fundit me fustan vjollcë!

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e...

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

Shërbyesit civilë të Kosovës po kërkojnë nga Qeveria ngritje dhe nivelizim të pagave.

Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës (SSHCK), tha se kërkesat e shërbyesve civil për rritje pagash janë reale.

“Ne kemi kërkuar edhe më herët që të ketë rritje të pagave dhe nivelizim të pagave. Vendimi për rritjen e pagave për udhëheqësit na ka indinjuar shumë. Ata për vete i rritën 100 %, ky veprim i tyre ka qenë shumë iritues për neve”, tha Zymberi për RTK.

Sipas tij ka pasur manipulime parazgjedhore.

“Po shihet se ka qenë fushatë parazgjedhore, ata nuk po i mbajnë premtimet”, theksoi ai.

Zymberi vlerësoi se për shumë arsye nuk po lejohet që të ketë kategorizim.

Sipas tij në komuna shërbyesit civil punoinë me paga shumë të ulëta, edhe pse janë me arsim të lartë. “Ata marrin paga 350 euro në muaj edhe pse kanë arsim të lartë”, theksoi ai.

Nuk duhetë që vetëm kryeministri i vendit, sipas Zymberit të ketë benificione nga shteti.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz