BallinaLajmeShënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga...

Shënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga shqiptarët Grezda e Ademi (Video)

Të ngjajshme

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Derbi i javës në Kroaci është zhvilluar mes Osijekut dhe gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Lideri aktual i kampionatit të Kroacisë, Dinamo Zagreb arriti fitore të madhe në udhëtim 2-4 duke vazhduar sigurt drejt titullit të kampionit.

E më meritori për këtë fitore të Dinamos ishte kapiteni i tyre Arijan Ademi që luan për Kombëtaren e Maqedonisë.

Ademi realizoi dy gola në këtë fitore të rëndësishme për Dinamon.

Mesfushori shqiptar fillimisht shënoi për 0-2 në minutën e 38-të pas një asistimi nga Sudani.

Arijan Ademi

E në pjesën e dytë Dinamo kishte ngritur epërsinë në 3-0, ndërsa golin e katërt dhe të dytin personal e shënoi përsëri Ademi.

Pas një topi të rikthyer nga shtylla që u godit nga Sudani, Ademi u gjend mirë dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas.

E nuk kishte se si të mungonte edhe goli i Eros Grezdës në këtë sfidë.

Eros Grezda

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë shënoi me një goditje të fuqishme në minutën e 74-të.

Goli ndaj Dinamos ishte i pesti këtë kampionat për Grezdën, ndërsa për Ademin këta dy gola ishin të parët këtë edicion. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz