BallinaBotëShembet ura në minierën e bakrit në RD të Kongos, mbi 32...

Shembet ura në minierën e bakrit në RD të Kongos, mbi 32 të vdekur

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një tragjedi e rëndë ka goditur minierën e bakrit Kalando, në provincën Lualaba në juglindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve, ura u shemb pasi dhjetëra minatorë – kryesisht të paligjshëm – u dyndën mbi të në përpjekje për t’u larguar me nxitim, pasi kishin dëgjuar të shtëna nga ushtarët që ruanin zonën dhe po kryenin kontroll.

Agjencia për Minerimin Artizanal (SAEMAPE) bëri të ditur se 20 personat më të rëndë u dërguan në spital në gjendje kritike.

Zyrtarët vendas kanë kërkuar një hetim të pavarur për të sqaruar rrethanat e tragjedisë, duke përfshirë edhe rolin e ushtrisë në ngjarjen që shkaktoi viktima të shumta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz