BallinaLajmeShehu emocionohet nga përkrahja e junikasve: Fitojmë pa balotazh

Shehu emocionohet nga përkrahja e junikasve: Fitojmë pa balotazh

Të ngjajshme

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore

Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën...

Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja për në Shqipëri,...

Ademi: 10 vjet në UEFA dhe FIFA, një nga momentet më historike për futbollin e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Agim...

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar bashkëqytetarët e tij, për përkrahjen që mori përgjatë kësaj fushate.

Shehu, që po synon edhe një mandat me Junikun, tha se sot u konfirmua përfundimisht fitorja pa balotazh.

“Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë” u shpreh Shehu.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur bashkëvendas,

E dashur mërgatë e Junikut,

Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.

Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh. Mbi 700 junikas pjesëmarrës në koktelin e falenderimit të organizuar nga LDK dega në Junik.

Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë.

Nesër pas procesit zgjedhore, të gjithë junikasit pa dallim, i ftojmë të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz