back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeShefi i Kabinetit të Konjufcës paralajmëron shkarkime të reja

Shefi i Kabinetit të Konjufcës paralajmëron shkarkime të reja

Të ngjajshme

Zgjedhjet lokale/ Sot filloi regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar regjistrimin...

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas...

Spanja në epërsi ndaj Turqisë, supergol nga Pedri

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Turqisë, në...

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka paralajmëruar edhe shkarkime të reja në diplomaci, derisa ka shtuar se për fenomenet e shkeljes së ligjit nuk do të shikohen emra, prejardhja apo qëndrimet partiake.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se vendimet e radhës do t’i marrin me maturi dhe në kohën e duhur dhe se nuk do të trajtojnë asnjë rast me emër të përveçëm.

Dje, Ministri Konjufca vendosi për shfuqizimin e një vendimi të paligjshëm të Ministrit të kaluar. Ky ishte hapi i parë në rrugën për kthimin e rregullit dhe ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Vendimi i djeshëm nxiti entuazizëm tek qytetarët dhe anëtarët e Shërbimit të Jashtëm, gjë që tregoi se ka vullnet dhe besim për ndryshimet për të cilat jemi votuar. Por, vendimi i djeshëm nxiti edhe raportime e reagime për raste të tjera të përveçme e të dyshuara për shkelje.

Në lidhje me reagimet mbi rastet e tjera, duhet t’i kemi parasysh dy gjëra:

Së pari, ne nuk do ta trajtojmë asnjë rast me emër të përveçëm. Pra, do të punojmë që fenomenet e shkeljes së ligjit në Shërbimin e Jashtëm të luftohen, duke mos shikuar emra, prejardhje apo qëndrime partiake

Së dyti, dje ishte vetëm hapi i parë. Vendimet e radhës do t’i marrim me maturi dhe në kohën e duhur.

Ndryshimi ka filluar!”, ka thënë ai./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz