BallinaBotëShBA-Rusi pezullojnë kontaktet për çështjen siriane

ShBA-Rusi pezullojnë kontaktet për çështjen siriane

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri ka marrë vendim për ndalimin e kontakteve dypalëshe me Rusinë.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, ka bërë një komunikatë me shkrim në lidhje me situatën e fundit në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri.

“SHBA-ja ndalon pjesëmarrjen e saj në kontaktet bilaterale me Rusinë për vazhdimin e marrëveshjes së ndalimit të konflikteve”, u shpreh Kirby

“Nuk është një vendim që e kemi marrë lehtë, pasi Rusia nuk kishte besim te përpjekjet tona”, tha Departamenti amerikan i Shtetit në komunikatën e rastit.

“Rusia dhe regjimi sirian kanë vendosur të ndjekin rrugën ushtarake, jo në një linjë me përfundimin e mizorive, ashtu siç edhe e treguan sulmet ajrore në zonat civile me shënjestër infrastrukturën esenciale si spitalet si edhe duke penguar mbërritjen e ndihmave humanitare”, theksoi Kirby. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz