BallinaBotëSHBA i del në krah Ukrainës: Autorizon ndihmën prej 350 milion dollarë...

SHBA i del në krah Ukrainës: Autorizon ndihmën prej 350 milion dollarë për të

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Sekretari i SHBA’ve Anthony Blinken, ka njoftuar se shteti i tij ka autorizuar një ndihmë prej 350 milion dollarëve për Ukrainën, derisa po vazhdon lufta për ditën e katërt me radhë.

Kjo u bë e ditur nga vetë sekretari përmes një postimi në Tëitter, ku tha se ndihma në vlerë prej 350 milion dollarësh përfshin ‘’ ndihmën vdekjeprurëse mbrojtëse, për të ndihmuar Ukrainën të trajtojë kërcënimet e blinduara, ajrore dhe të tjera me të cilat po përballet tani.’’

Tutje në njoftimin e Blinken, u tha se SHBA’të janë zotuar për 1 miliard dollar ndihmë sigurie për Ukrainën gjatë vitit të kaluar.

Kujtojmë se vazhdimisht shtetet e mëdha janë duke ndihmuar Ukrainën në luftë me Rusinë, qoftë me ndihma financiare apo edhe armë e pajisje mbrojtëse, disa nga to edhe mjekësore.

Rusia ka filluar të sanksionohet, ku mbrëmë u mor vendimi që disa bankave ruse të përjashtohen nga SËIFT, dhe oligarkëve rusë t’u ngrihen asetet e tyre financiare./GM/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz