back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeSHBA i çon ntitanket Javelin në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale

SHBA i çon ntitanket Javelin në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale

Të ngjajshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Shqipërisë një sasi të konsiderueshme raketash antitank, Javelin, një prej sistemeve më të avancuar në botë.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, tha se ky është një hap i rëndësishëm në partneritetin mes SHBA dhe Shqipërisë, për sigurinë. “Ky është një demonstrim për përkushtimin tonë për sigurinë rajonale. Sistemi Javelin është shumë i avancuar dhe përmbush objektivin e Shqipërisë për mbrojtjen kolektive”, tha VanHorn

“Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Jemi krenar që jemi partner në këto përpjekje”.

VanHorn vlerësoi edhe punën e ministrit të Mbrojtjes në ikje, Pirro Vengu. “Ministri ka qenë partner i fortë i SHBA në muajt e fundit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz