back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaJetëSHBA dhe Britania arrijnë marrëveshje për heqjen e tarifave mbi barnat

SHBA dhe Britania arrijnë marrëveshje për heqjen e tarifave mbi barnat

Të ngjajshme

Benita e “djeg” lojën me hitin e Ledrit

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Italia dhuron 30 paleta dezinfektues për QKUK-në në vlerë 80 mijë euro

“Protezione Civile Humint” e Italisë ka dhuruar për Qendrën...

NIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga SHBA për licencën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të martën se Shtetet...

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, a e theu ligjin? – Shpërthejnë reagimet

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar...

Policia hap tender për blerjen e rrobave civile për zyrtaret policore

Policia e Kosovës ka hapur një tender për furnizim...

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje të re tregtare që parandalon vendosjen e tarifave të larta amerikane mbi barnat britanike, një zhvillim që vjen pas disa muajsh tensioni mes dy qeverive.

Sipas marrëveshjes së njoftuar të hënën, SHBA do të heqë tarifat për produktet farmaceutike britanike që eksportohen në tregun amerikan, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Në këmbim, Britania ka pranuar të ulë normën e kthimit të të ardhurave që kompanitë farmaceutike i paguajnë Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS). Rebati do të kufizohet në maksimum 15% në vitin 2026, krahasuar me nivelin aktual prej rreth 23%. Po ashtu, Britania do të rrisë çmimin neto që paguan për barnat e reja me rreth 25%.

Kjo marrëveshje u arrit vetëm pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se SHBA mund të vendoste tarifa deri në 100% për barnat e markës që importohen nga Britania, nëse kompanitë farmaceutike nuk do të merrnin në konsideratë ndërtimin e fabrikave në territorin amerikan. Paralajmërimi ngriti shqetësime të mëdha te prodhuesit kryesorë, pasi eksportet farmaceutike mbeten një nga sektorët më të fortë të ekonomisë britanike.

Në kuadër të marrëveshjes së re, administrata amerikane është zotuar gjithashtu se nuk do të shënjestrojë praktikat britanike të çmimit të barnave në hetimet e ardhshme, gjatë gjithë mandatit të presidentit Trump.

Marrëveshja vjen në një periudhë kur disa kompani të mëdha farmaceutike kanë zvogëluar investimet në Britani, duke e konsideruar tregun britanik sfidues për shkak të politikave të rrepta të çmimit të barnave. AstraZeneca, për shembull, pezulloi një investim prej 200 milionë paundësh në qendrën kërkimore të Kembrixhit, ndërsa GSK njoftoi një paketë investimesh prej 30 miliardë dollarësh në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz