Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, tha sot se festimi me ‘shqiponjë’ pas golit ndaj Serbisë u ekzagjërua nga mediat.
Shaqiri dhe Xhaka kishin festuar duke bërë ‘shqiponjën’, por më pas ky festim u bë bujë e madhe në mediat botërore. Madje FIFA kishte dënuar dyshen e Zvicrës me nga 10 mijë euro.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Xherdan Shaqiri është kthyer të flasë edhe njëherë për festimin e tij.
“Ne nuk luajmë për politikë, mediat e ekzagjeruan atë, nuk i kushtojmë shumë rëndësi. Secili ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron, “tha Shaqiri në konferencën për media pas ndeshjes me Suedinë.
Ai tha se është krenar për ekipin e tij dhe performancën e tyre në garën e madhe. Ai beson se Zvicra ka luajtur më mirë se Suedia, por kundërshtari i tyre ishte pak më me fat.