back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeShaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë...

Shaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë në këto zgjedhje

Të ngjajshme

Në takimin e sontëm me nëndegët “Xhevdet Doda”, “Gani Qavdarbasha” dhe “Shaban Polluzha” të PDK-së në Prizren, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, duke theksuar se fryma e bashkimit është garanci për fitore.

“Atmosfera e këtij takimi na jep besim të plotë. Mbështetja që po marrim nga qytetarët është forca jonë për ta kurorëzuar me fitore më 12 Tetor,” deklaroi Kryetari Totaj.

Ai shtoi se rruga e PDK-së është rruga e punës konkrete dhe e zhvillimit të Prizrenit:

“Ne nuk premtojmë fjalë boshe. Çdo zotim e kemi kthyer në punë të prekshme për qytetarët. Ky është vizioni ynë për një Prizren modern dhe të zhvilluar, edhe në ma datin e dytë”.

Totaj i ftoi qytetarët të jenë pjesë aktive e procesit zgjedhor dhe të ekipit fitues:

“Fitorja nuk është vetëm e PDK-së, por e gjithë qytetarëve të Prizrenit. Bashkohuni me ne për të vazhduar punën e mirë dhe për ta çuar qytetin tonë në një nivel më të lartë: www.shaqirtotaj.com ”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz