back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportShantazhuan familjen Schumacher me 15 milionë euro, konfirmohet dënimi për autorët

Shantazhuan familjen Schumacher me 15 milionë euro, konfirmohet dënimi për autorët

Të ngjajshme

Filma të shkurtër nga aktiviteti i trurit të minjve tregojnë si e shohin ata botën

Shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë video të shkurtra bazuar...

Pse “One Battle After Another” meriton Oscar për filmin më të mirë

Filmi One Battle After Another i regjisorit Paul Thomas...

Shqipëria nxjerr në shitje fanellat speciale për Kupën e Botës

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerr në shitje fanella...

Oscars 2025-2026: Pse debatet për çmimet u bënë toksike

Sezona e Oscarëve 2025-2026 është shndërruar në një debat...

Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy të pandehurit e akuzuar për shantazh ndaj familjes Schumacher. Në procesin e apelit nuk u paraqitën prova të reja dhe as dëshmitarë të rinj dhe kështu shtetasi Yilmaz T u dënua me 3 vjet burg për tentativë zhvatjeje, ndërsa ish punonjësi i sigurisë, Markus F u dënua me kusht me 2 vjet heqje lirie për bashkëpunim.

Dy të pandehurit e kishin apeluar dënimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë duke kërkuar një reduktim të tij, ndërkohë që edhe Prokuroria e  gjykatës civile kishte apeluar. Familja Schumacher priste në dënim më të ashpër për Markus F duke e akuzuar se kishte vjedhur material delikat gjatë punës në banesën e kampionit.

Shantazhuesit kishin kërcënuar se do të publikonin në Darknet 1500 dosje mes të cilave foto, video dhe dokumenta mjekësore të rezervuara të Schumacher, që u aksidentua rëndë më 2013, duke iu kërkuar si këmbim 15 milionë euro.

Në procesin e ri, Yilmaz T zgjodhi të mos dëshmojë ashtu sikurse edhe djali i tij që ishte i përfshirë por jo në pjesën e apelit duke reduktuar shanset e familjes Schumacher për të fituar  një dënim më të ashpër për Markus F./TCH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz