Shakohoxha: Pas tërmetit, sot ngrihemi për ta parë shortin e Kosovës
Në këto momente po hidhet shorti për Kampionatin Evropian 2020 në Bukuresht të Rumanisë, ku aty prezent do të jetë edhe Kosova.
Përfaqësuesja jonë është pjesë e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve dhe ka gjasa të mira të kualifikohet për këtë arsye është futur në short.
Gazetari i njohur, Dritan Shakohoxha në një deklaratë për Supersport ka thënë se të gjithë shqiptarët sot janë përqendruar te Shorti pavarësisht se një ditë më parë përjetuan një tragjedi të madhe.
Lexo edheKy është trajneri i parë që ka refuzuar Arsenalin
“Tërmeti e rrëzoi kombin shqiptar për një ditë dhe ne ngadalë po ngrihemi. Një nga motivet për t’u ngritur është ky moment kur do të hidhet shorti për Euro 2020 e ku aty është edhe Kosova me shpresë që Kosova do të jetë atje”, ka thënë Shakohoxha duke shtuar.
“Kosova nuk ishte më e mira e Grupit A jo me rezultate por ishte më e bukura e Grupit. Kishte skuadrën më të re dhe shpresoj se ajo do të kurorëzohet me kualifikim”, ka thënë Shakohoxha.














