HomeLajmeSerwer për procesin në Hagë: S’besoj që Thaçi ka pasur autoritet komandues...

Serwer për procesin në Hagë: S’besoj që Thaçi ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në siç pretendon prokuroria

Të ngjajshme

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, ka dhënë komentet e tij lidhur me procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Server, ka vlerësuar se ‘’është e padrejtë’’ që ish-krerët të mbahen në burg për pesë vite pa vendim përfundimtar. Ai, për AbcNews, tha se, ai nuk beson që Thaçi ka pasur autoritet komandues mbi UÇK’në, siç pretendojnë prokurorët.

‘‘Nuk do të parashikoj vendimet e gjykatës. Megjithatë, mendoj se është e padrejtë që njerëzit të mbahen në burg për pesë vite pa një vendim përfundimtar. Unë e njoh personalisht Hashim Thaçin. E kam takuar menjëherë pas luftës, gjatë vizitës së tij të parë në Uashington. Në atë kohë nuk besoj se ai kishte autoritet komandues mbi UÇK-në në mënyrën që pretendojnë prokurorët. Nuk ka dyshim që pas luftës ka pasur dhunë, përfshirë ndaj serbëve dhe përplasje mes mbështetësve të UÇK-së dhe LDK-së. Këto ngjarje ishin shumë fatkeqe. Megjithatë, akuzat për trafik organesh, të cilat çuan në krijimin e tribunalit, ishin të rreme. Unë vetë mbështeta krijimin e gjykatës sepse besoja se ato akuza nuk do të qëndronin. Në këtë kuptim, kam gabuar. Tribunali ka shpenzuar shumë para për një proces që, sipas mendimit tim, ngre pikëpyetje serioze për drejtësinë dhe drejtësinë procedurale’’, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz