Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar trajnerin legjendar Arsene Wenger në prag të finales së UEFA Champions League ndërmjet PSG-së dhe Arsenalit.
Ademi e cilësoi takimin si frymëzues, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Wengerit në futbollin botëror, transmeton lajmi.net.
“Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen dhe dashuri për futbollin”, ka shkruar Ademi.
Wenger udhëhoqi Arsenalin për 22 vite me radhë, duke ndërtuar një identitet dhe filozofi që vazhdon të jetë pjesë e klubit londinez edhe sot.
Postimi i plotë: