back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeSerwer: Dhomat e Specializuara në Hagë ishin gabim i madh, po rrezikojnë...

Serwer: Dhomat e Specializuara në Hagë ishin gabim i madh, po rrezikojnë diskreditimin e gjyqit

Të ngjajshme

A do ta mbështesë VV-ja Vjosa Osmanin? Flet deputetja e VV-së

Kosova ka hyrë në fazën vendimtare të procesit për...

Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 efektivë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se ende janë...

Manxhuka ‘rritet në grada’, Kurti i jep një post të rëndësishëm në Qeveri!

Arlind Manxhuka është emëruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës,...

Një person ndalohet për dhunim në Pejë, viktima në shtëpi të sigurt

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin...

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e ka cilësuar krijimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë si një “gabim të madh”.

Në një intervistë për A2 CNN, Serwer tha se mënyra se si po trajtohen ish-luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën padrejtësi dhe se gjykata ka tejkaluar mandatin e saj.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, u shpreh ai.

Serwer foli edhe për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë si një ide të gabuar.

Sipas tij, autorizimi nga Këshilli i Sigurimit ka ndodhur pa një mandat të qartë dhe pjesëmarrja në këtë mekanizëm shihet me dyshim nga evropianët.

“Bordi i Paqes nuk është diçka për të cilën jam entuziast. Mendoj se ishte gabim që u autorizua pa një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë në sytë e evropianëve. Në thelb është një ide jo e mirë, por kjo nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, deklaroi Serwer./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz