back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaShowBizSërish krizë mes Selena-s e Hailey-t, çka po ndodh me vajzat?

Sërish krizë mes Selena-s e Hailey-t, çka po ndodh me vajzat?

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Gocat e famshme janë sërish në fushëbetejë!

Selena Gomez iu përgjigj në mënyrë të qartë “thumbit” të Hailey Bieber në një postim që kjo e fundit bëri në Instagram më 18 tetor (i cili tanimë është fshirë)

Paqja nuk zgjati shumë! Selena dhe Hailey rindezin konfliktin o.O

“Thjesht lëreni vajzën rehat! Ajo (Hailey) mund të thotë çfarë të dojë. Nuk ndikon aspak në jetën time. Është çështje rëndësie, jo inteligjence! Jini të sjellshëm! Të gjitha markat më frymëzojnë,” – shkroi Selena në një postim në Instastory.

Ajo shtoi:

“Ka vend për të gjithë. Dhe shpresoj që të gjithë të mund të ndalojmë njëherë e mirë.”

Paqja nuk zgjati shumë! Selena dhe Hailey rindezin konfliktin o.O

Mesazhi i yllit të “Only Murders In The Building” erdhi pasi modelja, e cila u martua me Justin Bieber në vitin 2018, pak kohë pasi ai dhe Selena i dhanë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre të gjatë me ulje dhe ngritje, e quajti “të bezdisshëm” krahasimin e vazhdueshëm mes markës së saj të kozmetikës Rhode Beauty me markat e tjera.

“Është gjithmonë e bezdisshme kur të vënë në garë me të tjerët. Nuk e dua këtë! Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar, krijojnë një histori në mendjen e tyre dhe nuk të takon ty ta ndryshosh,” – tha Hailey.

Ajo shtoi më tej:

“Mendoj se ka hapësirë për të gjithë. Nuk ndihem në konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë”.

Pikërisht kjo përgjigje u cilësua si kunjë ndaj Selena-s. Ndërkohë, një përfaqësues i Hailey-t tha për Page Six se “asnjë nga komentet e saj nuk kishte të bënte drejtpërdrejtë me Selena Gomez”. Megjithatë, duket se Selena e mori personalisht!
 
Në qershor, fansat dyshuan se përplasja e vjetër mes Hailey-t dhe Selena-s ishte rindezur, pasi dukej se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
 
Marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan disa vite më parë, pasi Hailey deklaroi në një intervistë për podcastin “Call Her Daddy” në vitin 2022 se “midis tyre ka vetëm dashuri”, ndërsa Selena, e cila u martua me Benny Blanco muajin e kaluar, ra dakord.
 
Në vitin 2023, Selena madje u kërkoi publikisht fansave të saj të “ndalonin” ngacmimet online ndaj Hailey-t dhe pak më vonë të dyja u bënë virale pasi pozuan bashkë në Academy Music Gala.

Paqja nuk zgjati shumë! Selena dhe Hailey rindezin konfliktin o.O
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz