BallinaSportSerbia mban strukturat ilegale në Kosovë përmes klubeve sportive

Serbia mban strukturat ilegale në Kosovë përmes klubeve sportive

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Klubet serbe në veri të Kosovës vazhdojnë të mos njohin autoritetin e Prishtinës, duke mbetur ngushtë të lidhura me Beogradin dhe garat që organizojnë federatat serbe.

Qeveria serbe vazhdon të financojë aktivitetin e skuadrave serbe dhe federatave paralele në Kosovë. Por, jo gjithnjë mjetet që ndan ajo shkojnë për qëllime sportive, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, sipas një raportimi të gazetës “Danas”, një pjesë e mjeteve të ndara nga Qeveria e Serbisë për sportin serb në veri kanë shkuar për të ashtuquajturin “Shërbim për mbrojtjen e Gazivodës”, një projekt i fituar nga klubi i sporteve ekstreme “Mokra Gora”.

Se kjo nuk ka të bëjë me sportin, janë të vetëdijshëm edhe serbët.

“Vitin e shkuar është financuar klubi i sporteve ekstreme ‘Mokra Gora’ me 7.182 euro për projektin ‘Shërbimi për mbrojtjen e Gazivodës’. Përveç faktit se bartës i projektit është një organizatë sportive, programi nuk ka të bëjë asgjë me sportin për shkak se i referohet trajnimit të rojave”, raportoi gazeta serbe të mërkurën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz