BallinaLajmeSerbia ka lëshuar 100 fletarreste ndërkombëtare për udhëheqësit e UÇK-së

Serbia ka lëshuar 100 fletarreste ndërkombëtare për udhëheqësit e UÇK-së

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Serbia ka më shumë se 100 urdhërarreste të vlefshme për personat e dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë në fund të viteve ’90.

Siç mëson Tanjug, këto urdhërarreste janë lëshuar për të dyshuarit ndaj të cilëve hetimi është në vazhdim e sipër, dhe personave ndaj të cilëve janë ndërprerë hetimet, këto fletë arreste do të lëshohen për të arrestuar të dyshuarit, i tillë siç është shembulli i hetimit kundër ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradianj.

“Publikimi i emrave të të dyshuarve për urdhërarreste do të humbiste kuptimin për shkak se të dyshuarit nuk do rrezikonin të arrestohen”, tha një burim i njohur me punën e institucioneve hetimore të Serbisë dhe Kosovës, për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Në anë tjerë, sipas të njëjtit burim i cili i ka thënë po të njëjtës medie fletarrestet kosovare të cilat lëshohen sipas urdhrave të gjyqësorit atje, përfshirë 57 urdhërarreste serbe, janë të vlefshme vetëm për territorin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Interpolit.

Pra, pa përfshirjen e UNMIK-ut apo EULEX-it, të cilët mund të kërkojnë nga Europoli dhe Interpoli për zbatimin e këtyre fletarresteve, ato mbeten të efektshme vetëm në territorin e Kosovës.

EULEX njoftoi dje se nuk ka vepruar në rastin e lëshimit të 57 fletarresteve vendore dhe ndërkombëtare për arrestimin e serbëve.

Megjithatë, sipas burimit të Tanjug-ut, fletarrestet e lëshuara nga institucionet e Kosovës mund të kenë efekt ndërkombëtar, në qoftë se Kosova dhe një shtet tjetër kanë marrëveshje dypalëshe që kjo çështje të rregullohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz