BallinaLajmeSerbia alarmohet, Interpoli heq ‘vijat e kuqe’ për ish-luftëtarët e UÇK-së

Serbia alarmohet, Interpoli heq ‘vijat e kuqe’ për ish-luftëtarët e UÇK-së

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Ministria e Brendshme të Serbisë (MUP) ka paraqitur apelim në drejtim të Komitetit Ekzekutiv të Interpolit pasi organizata hoqi vijat e kuqe për komandatët e UÇK-së.

“Në bashkëpunim me institucionet tjera, menjëherë pasi mësuam lajmin se disa komandantë të ngarkuar për krime luftë ishin fshirë nga sistemi Interpol, ne kemi parashtruar ankesë mbi këtë akt,” thihet në deklaratën e MUP-it, cituar nga “Vecernje Novosti”.

Sipas kësaj deklarate, apeli i Serbisë thekson saktësisht të gjitha shkeljet që kanë ndodhur për të drejtën materiale dhe rregullat që përcaktojnë punën e Interpolit, dhe të gjetura se personi që ka marrë vendimin për fshirjen e mandateve të arrestit kishte vërtetuar faktet në mënyrë të gabuar dhe kështu kishte marrë një vendim të paligjshëm, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Ky është një precedent i punës së kësaj organizate. Ne po presim nga Komitetit Ekzekutiv të pranoj apelin tonë brenda disa ditëve, dhe se vendimi i bërë nga individë të shërbimit ligjor i Interpolit do të fshihet urgjentisht, në mënyrë që të gjitha njoftimet e fshira të kthehen në sistemin e Interpolit,” thanë burimet e MUP-it.

“Vecernje Novosti” tha se me vendimin e Interpolit, Ramush Haradinajt do t’i hapet edhe zyrtarisht kalimi në kufijtë ndërkombëtarë, por edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë si: Hashim Thaçi, Azem Syla, Shukri Buja, Lirim Jakupi dhe të tjerë./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz