BallinaLajmeSenatori amerikan: Mjaft është mjaft, do ta godasim fort Rusinë, në veçanti...

Senatori amerikan: Mjaft është mjaft, do ta godasim fort Rusinë, në veçanti Putinin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Senatori republikan Lindsey Graham ka thënë sot se Rusia duhet ta kuptojë se e ka tepruar duke kaluar çdo kufij gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Është koha që Rusia ta kuptojë se mjaft është mjaft,” ka thënë senatori i South Carolina, Graham gjatë një vizite në kryeqytetin e Letonisë, transmeton Express.

Në fillim të këtij muaji, senatorët republikanë dhe demokratë, përfshirë dhe Graham, bën thirrje për krijimin e një paneli dypartiak për t’i hetuar sulmet kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara nga vendet e huaja, e veçanërisht nga Rusia, e cila dyshohet se ka bërë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Zyrtarët rusë i kanë mohuar akuzat se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e 8 nëntorit.

“Mund të prisni nga Kongresi që ta hetojë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet tona dhe do të ketë sanksione dypartiake të cilat do ta godasin fort Rusinë, në veçanti Putinin si individ,” ka thënë Graham./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz