Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, pas mbledhjes së kryesisë, iu drejtua mediave me një deklaratë ku tha se aktualisht në Kuvend nuk ka kushte për mbatjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e cila do të fillojë nesër nga ora 11:00-të.
Selimi tha se LDK-ja ka zgjedhur ta luftojë qeverinë ndërsa VV-ja koronavirusin.
“Nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, nuk ka sallë, dhe ne e kemi thënë këtë, LDK-ja ka zgjedhur ta luftojë qeverinë ne kemi zgjedhur ta luftojmë koronavirusin”, tha ai.