Selimi kritikon Trendafilovën: Askush nuk i beson këtij procesi
dp

Lexo edheGjykata Administrative e Kosovës pjesëmarrëse në trajnimin ndërkombëtar të Procesit të Pragës

Selimi ka shprehur kritika ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një “krijesë hibride”, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit gjyqësor, duke ngritur shqetësime për mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe kontaktet mes gjyqtarëve, prokurorëve dhe diplomatëve.
Përmes një reagimi në platformën X, Selimi ka shkruar:

Lexo edheGjykata Administrative e Kosovës pjesëmarrëse në trajnimin ndërkombëtar të Procesit të Pragës
“Kjo krijesë hibride është e vetmja gjykatë në botë ku kryetari i gjykatës emëron gjyqtarë si për gjykatën e shkallës së parë, ashtu edhe për atë të apelit. Është gjithashtu e vetmja gjykatë në botë ku gjyqtarët dhe prokurorët zhvillojnë takime të përbashkëta konfidenciale me diplomatë. Pra, jo – askush nuk i beson këtij procesi”, ka shkruar Selimi në X./lajmi.net/