Sejdiu: Nuk i kemi kërkuar para VV-së për ta lëshuar Aida Dërguti postin e nënkryetares
01
Lexo edheZëvendësministrja në qeverinë Haradinaj shkruan në CV se di të kërkojë në internet
Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka treguar se pikë e rendit të ditës në seancën plenare të tre majit, do të jetë pozita e nënkryetarës së Kuvendit që po e mban Aida Dërguti.
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Sejdiu ka hedhur poshtë se grupi i tij parlamentar po i kërkon të holla Vetëvendosjes në këmbim të dorëheqjes së Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.
Megjithatë Sejdiu ka treguar se Dërguti do të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën plenare të 3 majit.

Lexo edheZëvendësministrja në qeverinë Haradinaj shkruan në CV se di të kërkojë në internet
Ai ka thënë se në të njëjtën seancë do të vendoset se si do të ndahen drejtimi i komisioneve parlamentare mes Vetëvendosjes dhe GDP’së.