Sejdiu flet për herë të parë pasi u propozua për President: Do të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë
dp

Lexo edheDnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë

Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive.
“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike. Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.
Ai ka thënë se motivi i parë i tij dhe kryesor ka qenë që të jetë në shërbim të Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edheDnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë