BallinaLajmeSeanca për Vettingun, Meta mbledh të martën Konferencën e Kryetarëve

Seanca për Vettingun, Meta mbledh të martën Konferencën e Kryetarëve

Të ngjajshme

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,...

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit...

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta pritet të mbledhë ditën e martën pasdite Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e seancës për votimin e ligjit të Vetting-ut.

Pas konsultave me kryetarët e grupeve parlamentare PS-PD ,kryetari i Kuvendit Meta pritet të thërrasë Konferencën e Kryetarëve ditën e Marte ora 18:00. Konferenca do të mblidhet një ditë pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

“Kryetari i Kuvendit , z. Ilir Meta, bazuar në nenin 12, pika 2 e Rregullores së Kuvendit ka thirrur Konferencën e kryetarëve, ditën e martë ora 18:00.

Mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së reformës në drejtësi”, njofton Kuvendi.

Të hënën do të mblidhet komisioni i posaçëm nga ku anëtarët e tij do të njihen me propozimet që do të kenë  ekspertët e reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbledhja do të ketë në axhendë edhe ligjin për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz