Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u), kërcënuan me grevë në rast që Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr diçka për rritjen e koeficientit të mësimdhënësve.
Në një konferencë siç e quajtën ata të jashtëzakonshme, SBASHK-u shprehu pakënaqësinë për projektligjin për pagat të cilin e ka bërë Qeveria e Kosovës, e që pritet të miratohet në Kuvend, njofton Klan Kosova.
Shkak i shqetësimit të SBASHK-ut është se në këtë projektligj është një shtojcë në të cilën parashikohen 45 grada dhe 11 koeficient sipas të cilëve do t’i marrin pagat punëtorët e profileve të ndryshme në Kosovë.
Sipas tabelës në shtojcë, koeficienti për mësimdhënësit është 1.75 që i bie të jetë më i ulëti i cili i vë në barasvlerë pagat e mësimdhënësve bashkë me ato të profesioneve si punëtor teknik, infermierë dhe disa profesione të tjera.