“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë
dp

Lexo edheMujka i LVV-së s’u paraqit në gjykatë për korrupsion, a po e ‘mbron’ kështu partinë në prag të zgjedhjeve të së dielës?

Ervis Kurtaj, ishte njëri nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi.
Ai tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri,” ka deklaruar Kurtaj.
“Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit. Kur po kalonim derën e sallës, Elvisi u kthye dhe qëlloi drejt nesh,” shtoi Kurtaj.

Lexo edheMujka i LVV-së s’u paraqit në gjykatë për korrupsion, a po e ‘mbron’ kështu partinë në prag të zgjedhjeve të së dielës?
Të dy, babë e bir, mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim mjekësor dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.