BallinaTeknologjiSamsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7

Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Samsung ka njoftuar gjatë javës së kaluar se do të tërheq nga tregu pajisjen e fundit të saj, Galaxy Note 7 e cila është shitur në 2.5 milionë njësi që prej lansimit muajin e kaluar.

Kompania do të zëvendësojë njësitë e Galaxy Note 7 për shkak të një problemi me baterinë që është hasur në disa raste të ndryshme. Ky hap do të mund t’i kushtoj Samsung një shumë të madhe parash.

Sipas një raporti të ri thuhet se tërheqja e Galaxy Note 7 do të mund të krijojë një humbje prej një miliard dollarësh, nëse supozohet se kompania do të zëvendësoj të gjitha 2.5 milionë njësitë e shitura.

Edhepse shifra prej një miliard dollarësh është e lartë, për Samsung kjo është vetëm një pjesë e vogël e të hyrave që kompania ka zhvilluar për këtë vit. Specifikisht, shuma e humbur nga Galaxy Note 7 do të jetë vetëm 5 për qind e të hyrave totale që Samsung ka zhvilluar gjatë këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz