Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjecare, Fazli Shala, nga fshati Kopiliq i Skenderajt, raporton Gazeta Online DrenicaPress.
I ndjeri ishte babai i dëshmorit të UÇK-së, Sejdi Shala (Reka).
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Kopiliq prej orës 14:00.
Ish-nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shpreh ngushllime familjes Shala nga Kopiliqi me rastin e vdekjes së Fazli Shalës.
“Sapo mora lajmin për vdekjen e Fazli Shalës, babait të dëshmorit të kombit Sejdi Shala (Reka) nga Kopiliqi i Poshtëm. Ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime për familjen Shala, miqtë dhe dashamirët që njohën Fazli e Sejdi Shalën”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info/
