back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku në teren, inspekton punimet në këtë fshat të Skënderajt (FOTO)

Sami Lushtaku në teren, inspekton punimet në këtë fshat të Skënderajt (FOTO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Sot Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Çirezit. Në nisjen e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj ane, ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Nura, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

- Advertisement -

Më rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt Lushtaku ka deklaruar se ndjehet shumë i kënaqur me fillimin e punimeve në rrjetin e kanalizimit për fshatrat Çirez, Baks, Kozhicë, Krasmiroc, Krasaliq dhe Prelloc, që gravitojnë në Bashkësinë Lokale të Çirezit.

Lushtaku është shprehuri i kënaqur edhe me mundësinë e investimit të Komunës së Skenderajt në këtë projekt, i cili ndikon ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane. Sipas tij, investimet në projekte të tilla janë të nevojshme dhe më se të merituara për banorët e kësaj ane, pasi ata në vazhdimësi i kanë kontribuar lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Projekti i filluar sot në Bashkësinë Lokale të Çirezit është në vazhdën e investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në rrjetet e kanalizimeve. Ditë më parë një projekt i ngjajshëm ka filluar të realizohet në fshatrat Kuçicë dhe Klinë e Epërme, ndërsa në ditët në vijim do të fillojnë se realizuari projektet e kanlizimeve edhe në Bashkësitë Lokale të Likocit dhe Klladërnicës.

Komuna e Skenderajt tashmë është në përfundim të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, duke zhvendosur fokusin e investimeve në projekte të ujësjellësve dhe kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz