back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleSami Lushtaku në Prokurori: Numri i veteranëve as për së afërmi nuk...

Sami Lushtaku në Prokurori: Numri i veteranëve as për së afërmi nuk përputhet me të vërtetën

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ish komandanti i Zonës së Drenicës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku kishte dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale lidhur me listat e veteranëve. Lushtaku kishte thënë se numri i veteranëve as për së afërmi nuk përputhet me ralitetin.

Gazeta Monitor, ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale në të cilën është edhe dëshmia e Lushtakut

“Shifrat prej 40.000, 45.000 apo 46.000 as për afërmi nuk përputhen me realitetin, dhe po ashtu se nuk është e vërtetë që kemi pasur një numër kaq të madh të veteranëve.”, ka thënë se deklaratën e tij Lushtaku.

Ai në dëshminë e tij kishte thënë se gjatë punës se komisionit nuk është respektuar ligji, se komisioni ka marrë vendime me shumicë votash për mbarëvajtjen e procesit të Njohjes dhe

Verifikimit te Statusit tё Dëshmorit tё Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit, Pjesëmarrësit dhe tё Internuarit tё Luftёs sё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs,

Lushtaku kiste deklaruar ndër të tera se ka qenë pjesë Komisionit Qeveritar pёr Njohjen dhe

Verifikimin e Statusit tё Dëshmorit tё Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit, Pjesëmarrësit dhe tё Internuarit tё Luftёs sё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs nga fillimi deri në një kohë, nuk i kujtohet saktësisht por nga koha sa ishte në paraburgim, si përfaqësues për verifikim dhe njohje te statusit të veteranit dhe kategorive tjera te dala nga lufta e UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës është caktuar Nuredin Lushtaku, i cili në të njëjtën kohë ka qenë komandant i brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.

Në dëshminë e ti Lushtaku kishte thënë se për kohën sa ka qenë pjesë e komisionit të lartëcekur, komisioni ka pasur një rregullore te punës dhe se është mbajtur evidence për punën e këtij komisioni.

“Dëshmitari deklaron se gjatë punës se komisionit nuk është respektuar ligji, se komisioni ka marrë vendime me shumicë votash për mbarëvajtjen e procesit të Njohjes dhe Verifikimit te Statusit tё Dëshmorit tё Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit, Pjesëmarrësit dhe tё Internuarit tё Luftёs sё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, se ka pas raste që nuk është pajtuar me Komisionin.

Po ashtu deklaron se menjëherë pas lufte, në Z.O.D numri total i veteranëve ka qenë përafërsisht afër 5.000 veteran luftëtar, pa e përfshirë logjistikën”, thuhet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Monitor.

Lushtaku kishte deklaruar se në Komision janë diskutuar edhe listat e invalidëve dhe dëshmorëve te UÇK-së, ka pasur mospajtime dhe reagime qoftë për favorizime apo diskriminime, se ai ka pasur vërejtje për rritjen e numrit te veteraneve si dhe për përdorimin e kritereve të ndryshme nga zonat operative, ndërsa për numrin e përgjithshëm të veteraneve në tërë Kosovën nuk e din me saktësi, por shifrat prej 40.000, 45.000 apo 46.000 as për afërmi nuk përputhet me realitetin, duke deklaron po ashtu se nuk është e vërtetë që kemi pasur një numër kaq të madh të veteranëve.
Lushtaku, edhe sot në emisionin “IMAZH” në televizionin publik ka përsëritur Zona e Operative e Drenicës në kohën e luftës kishte rreth 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë. / Gazeta Monitor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz