back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinatoplajmiSami Lushtaku: Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me...

Sami Lushtaku: Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në, veç me i shku mendja për koalicion është skandaloze

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur për FrontOnline, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Skenderajt ka dalur bindshëm e para me 15.476 vota apo 76.01% sipas KQZ-së pas numërimit të 94.37% të votave.

Lushtaku për FrontOnline, ka kundërshtuar rreptësisht një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së, duke thënë se në asnjë variant kjo gjë nuk guxon të ndodh.

Sipas tij, vetëm nëse PDK mendon të bëjë koalicion me VV-në është skandaloze.

”Veç me i shku mendja PDK-së me bërë koalicion me VV-në është skandaloze” thotë ai.

Madje, Lushtaku deklaron se në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në.

”Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon me hy në koalicion” shprehet ai.

Për Lushtakun, nëse PDK bën koalicion me VV-në, ai thotë se do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Skenderaj.

”Nëse hyn ajo i ka organet e veta, por unë më s’jam kryetar i PDK-së në Skenderaj. Dal qytetar i thjeshtë, unë votën ia jap PDK-së gjithë, por më kryetar i degës nuk jam” u shpreh Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz