back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku, Dardan Gashi e Endrit Shala ende nuk e kanë marrë...

Sami Lushtaku, Dardan Gashi e Endrit Shala ende nuk e kanë marrë aktakuzën nga Prokuroria

Të ngjajshme

Nënkoloneli Pllana ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë...

Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli,...

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut, Dardan Gashit, Endrit Shalës dhe tre personave tjerë për gjuajtje me armë nga dritarja e odës së Limajve, por të njëjtit nuk e kanë në duar ende aktakuzën.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Ministrit të Diasporës. Arianit Koci thotë se klienti i tij, Dardan Gashi nuk ka marrë asnjë material nga prokuroria.

“Asnjë informacion unë si mbrojtës dhe klienti im, nuk e kemi lidhur me ngritjen eventuale të aktakuzës”, u shpreh Koci, të dielën për Gazetën Express.

Koci konsideron se në këtë rast Prokuroria ka bërë shkelje sepse sipas tij ngritjen e aktakuzës e kanë marrë vesh së pari të tjerët e pastaj i akuzuari dhe mbrojtësit.

“Praktika që për ngritje të aktakuzës t’a marrin vesh të gjithë e pastaj i fundit ta merr i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, është shkelje e rëndë ligjore. Kjo praktikë duhet të ndërpritet. Përndryshe, prokuroria e ka ngritur këtë aktakuzë duke e shkelur vet ligjin, e në dëm të të akuzuarve”, tha Koci.

Deri më tani asnjëri prej të akuzuarve nuk e ka dhënë asnjë koment sa i përket ngritjes së aktakuzës.

Hetimi ndaj tyre kishte filluar pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarët e shtetit duke gjuajtur me armë. Kjo ndodhi kur Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, mblodhi miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit. /Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz