back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSalt Bae përjashtohet nga festa pas finales së Ligës së Kampionëve

Salt Bae përjashtohet nga festa pas finales së Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gökçe, i njohur botërisht si Salt Bae, është përjashtuar nga festa pas finales së Ligës së Kampionëve 2025, që u zhvillua më 1 qershor në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.

Pas ndeshjes, në të cilën Paris Saint-Germain (PSG) mundi Inter Milanin me rezultatin 5–0, Salt Bae u përpoq të hynte në zonën e dedikuar për festimin e lojtarëve, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas u largua nga ambientet e festës.

Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur sigurimi i stadiumit i bllokon hyrjen dhe e shoqëron jashtë, ndërsa të pranishmit reagojnë me habi.

Foto: Screenshot/TikTok

Sipas komenteve të shumta online, tifozët e akuzuan për përpjekje për të marrë vëmendje, ashtu siç ndodhi edhe në Kupën e Botës 2022, kur u kritikua për ndërhyrjen në festën e Argjentinës.

As UEFA dhe as PSG nuk kanë bërë një koment zyrtar për këtë incident, dhe Salt Bae nuk ka reaguar publikisht deri tani. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Starsnippets (@star_snippets)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz