back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSalihu reagon pas incidentit në Komunën e Prishtinës: Nuk kam sulmuar askënd...

Salihu reagon pas incidentit në Komunën e Prishtinës: Nuk kam sulmuar askënd me shishe

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Asamblisti i LDK-së në kryeqytet, Sami Salihu ka reaguar pas incidentit të sotëm në Komunën e Prishtinës duke thënë se nuk e ka sulmuar askënd me shishe.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Salihu tha se ishte sulmuar papritmas teksa reagimi i tij ishte vetëm për mbrojtje.

Ai ka premtuar bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë teksa kërkoi falje për ata që janë shqetësuar nga kjo situatë.

Kujtojmë se sot në Komunën e Prishtinës u raportua për sulm me shishe qelqi ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.

Postimi i plotë:

Reagim!

Nuk kam sulmuar askënd me shishe.

Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme.

Ju kërkoj falje familjarëve të mi, shoqërisë dhe mbi të gjitha qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë. Kjo nuk është natyra ime dhe nuk pasqyron as vlerat që përfaqësoj. Ajo që ndodhi ishte pasojë e provokimeve, ofendimeve dhe sulmit të padrejtë ndaj meje.

Unë do të vazhdoj të qëndroj drejt, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve që më kanë besuar. Askush nuk ka të drejtë të godasë pas shpine, dhe askush nuk do të më ndalë të punoj me përgjegjësi për Prishtinën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz