Në episodin më të fundit të podcastit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, sulmuesi dhe kapiteni i “Dardanëve”, Vedat Muriqi, ka folur me sinqeritet për mungesën e bashkëlojtarit dhe mikut të tij, Amir Rrahmanit.
Muriqi ka pranuar se prezenca e kapitenit të Napolit në ekipin kombëtar ka një ndikim të madh, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj, duke theksuar rolin e tij si figurë vendimtare për unitetin dhe drejtësinë në skuadër.
“Ta kesh Amirin në krah është më ndryshe, më lehtë sepse në shumicën e rasteve i ndajmë punët dhe peshën që e kemi, jashtë fushës po flas. Përndryshe me Amirin është më lehtë sepse kur kërkojnë diçka lojtarët unë jam pak që mundohem ta gjejë mënyrën për të thënë ok po mundohemi por nëse e sheh të arsyeshme, Amiri thotë; ‘Ok, po’, nëse thotë jo edhe pikë, kështu që nganjëherë po më mungon ajo qartësia dhe drejtësia e Amirit që thotë po ose jo dhe u krye”, theksoi Muriqi.