Sa pikë i duhen Dritës për të zënë vend në top 8-shen e Ligës së Konferencës?

Në mbrëmjen e 27 nëntorit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita mori një fitore të rëndësishme, në një ndeshje historike ndaj klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijës.
Gjilanasit fituan 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.
Golin për Dritën e shënoi Arb Manaj në minutën e 20-të të ndeshjes.
Kështu, Drita tashmë ka shkuar në tetë pikë pas katër ndeshjeve, duke qenë ende e pamposhtur.
Bardhekaltërit kanë dy fitore e dy barazime, duke u pozicionuar të tetit në tabelën e Ligës së Konferencës me tetë pikë.
Mirëpo, a janë të mjaftueshme këto pikë për të siguruar një vend në TOP 8-she apo “play-off”?

Lexo edheE pabesueshme/ Referi e kryn lojën derisa lojtari po bëhej gati për ta gjuajtur penalltinë!
Sipas faqes së specializuar për statistika, projeksione dhe simulime, “Football Rankings”, tetë pikë të sigurojnë të paktën një vend në “playoff” në edicionin e sivjetëm të Ligës së Konferencës.
Megjithatë, kjo faqe shton më tutje se nevojitën të paktën 14 pikë për të siguruar një vend në TOP 8-she, teksa minimumi i pikëve që duhet arritur për të zënë një vend në tetë më mirat është 13-të.
Drita ka dy ndeshje mjaft të vështira – në dy xhirot e fundit të Ligës së Konferencës, dhe për të zënë një vend të sigurtë në tetë më të mirat i duhet të fitojë këto dy ndeshjet e fundit.
Fillimisht, më 11 dhjetor i bën konak AZ Alkmaarit në Prishtinë, teksa një javë më vonë, me 18 dhjetor i shkon Rayo Vallecanos./GazetaExpress/













