Sa kohë mund t’i ruajmë vezët në frigorifer?

Shpesh ndodh që të harrojmë se kur i kemi blerë vezët apo nuk mund ta gjejmë datën e skadimit në kuti.
Nëse nuk mund ta gjeni datën e skadimit, përpiquni t’i shpenzoni vezët brenda tri javëve nga data e blerjes. Në këtë kornizë kohore, vezët do ta kenë cilësinë më të lartë.
Kini kujdes gjatë blerjes së vezëve. Në paketim nuk duhet të shkruajë afati i përdorimit më i gjatë se 30 ditë, sepse kjo nuk e garanton freskinë e tyre, pasi në shumicën e rasteve nuk shkruan edhe data e paketimit.
Sipas Foodsafety.gov, vezët e papërpunuara në lëvozhgë mund të mbahen në frigorifer për tri deri në pesë javë.
Lexo edheNjihuni me Borisin, djalin që pretendon se ka pasur një jetë të mëparshme në Mars
Ngrirja e vezëve në lëvozhgë nuk rekomandohet. Në vend të kësaj, thyeni vezët, rrihini me rrahëse dhe pastaj ngrini ato.
Si mund ta njihni një vezë të prishur? Një mënyrë e thjeshtë për ta testuar freskinë e vezëve është ta zhytni atë në një enë me ujë. Veza e freskët do të fundoset, ndërsa veza e vjetër do të pluskojë.














