Ruzhdi Shehu pas votimit: Ftoj të gjithë junikasit që të votojnë duke dhënë shembullin e demokracisë
dp

Lexo edhePërditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00, votuan 13.44% e qytetarëve

Shehu ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë këtij procesi teksa pas votimit bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Junikut të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke dhënë shembullin e demokracisë si çdo herë tjetër.
“Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese. Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona. Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot”, ka shkruar Shehu.

Lexo edhePërditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00, votuan 13.44% e qytetarëve