back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeRutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore...

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Të ngjajshme

Vllasi: Presidenti të zgjidhet tani, shkuarja në zgjedhje të reja çmenduri!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka...

Çfarë e pret Kosovën nëse nuk zgjedhet deri të enjten presidenti? Flet njohësi Krasniqi

Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në...

“Ndjesë motrës së Mateos”

Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...

Muharremi kritikon procesin për zgjedhjen e presidentit: Më shumë autokraci se demokraci

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj procesit...

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, tha se mungesa e...

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë së kombeve tona. Maqedonia e Veriut përfiton nga kjo çdo ditë. Për shembull, aeroplanë nga Greqia dhe Italia patrullojnë qiellin tuaj për t’ju mbajtur të sigurt. Kjo dërgon një sinjal të qartë se askush nuk është vetëm në NATO, miqtë dhe aleatët tuaj janë gjithmonë me ju, sa herë që përballemi me një botë të dhunshme, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministrit Hristijan Mickoski, njerëzve të parë të institucioneve, komuniteteve fetare dhe trupit diplomatik në vend.

“Rusia vazhdon të kërcënojë botën tonë të sigurt dhe të bëjë presion me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës. Rusia është bërë një ekip me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe së bashku shpërndajnë aftësitë e tyre për të na shtyrë edhe më shumë. Konkurrenca globale po intensifikohet dhe aleatët përballen me kërcënime të vazhdueshme nga terrorizmi. Irani ishte një eksportues i kaosit. Rreziku i paraqitur nga Irani është i gjerë. Aleatët duhet të jenë të vetëdijshëm se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj”, tha Rute.

Në fjalën e tij në Kuvend, sekretari i përgjithshëm iu referua financimit të NATO-s, duke theksuar se ai është vendimtar për sigurinë e të gjithë anëtarëve.

Sipas tij, vetëm së bashku “mund të qëndrojmë në anën e demokracisë dhe sigurisë”.

“Si deputetë besoj në mbështetjen tuaj dhe artikulimin e rëndësisë së investimeve në mbrojtje”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Rute foli për mbështetjen që NATO i jep Ukrainës në luftën me Rusinë, duke theksuar përpjekjet e presidentit amerikan Donald Tramp, por edhe se është e qartë se siguria e Ukrainës është siguria jonë.

“Të mos harrojmë se siguria e Ballkanit Perëndimor është kyçe dhe thelbësore për NATO-n. Siguria në këtë rajon është një përgjegjësi e përbashkët dhe unë do të mbështetem që Maqedonia e Veriut të udhëheqë me shembull”, tha Rute, ka transmetuar Zhurnal.

Sekretari i Përgjithshëm, siç tha ai, sot personalisht ishte dëshmitar i kontributit që jep Maqedonia e Veriut për sigurinë e forcave tokësore të NATO-s në Bullgari dhe Letoni, ku ushtarët tanë ndihmojnë në zmbrapsjen e agresionit dhe mbrojtjen e territorit të aleatëve.

Në fillim të fjalës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Kuvend, deputetët e së Majtës shprehën me një pankartë mospajtimin me politikën e NATO-s. Rute nuk e ndaloi fjalën e tij dhe tha se sjellja e deputetëve ishte demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz