back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeMuharremi kritikon procesin për zgjedhjen e presidentit: Më shumë autokraci se demokraci

Muharremi kritikon procesin për zgjedhjen e presidentit: Më shumë autokraci se demokraci

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke e cilësuar atë si jodemokratik dhe të mbyllur për publikun.

Përmes një postimi, ai ka theksuar se vetëm një ditë para afatit ende nuk dihet emri i kandidatit apo kandidatëve për president, ndërsa sipas tij, mungon transparenca, debati publik dhe diskutimi serioz institucional.

“Në këtë situatë dhe kornizë që është krijuar me gjithë këto paqartësi, pa transparencë e bashkëpunim, nuk ka si të përfundoj mirë puna e zgjedhjes së presidentit”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka kritikuar mënyrën e vendimmarrjes, duke thënë se “një person vendos për gjithçka” dhe se një qasje e tillë nuk përfaqëson demokraci funksionale, por më shumë një formë autokracie.

Sipas tij, në Kosovë ka dhjetëra figura të përshtatshme për postin e presidentit, por mungon vullneti politik për bashkëpunim dhe konsensus. Muharremi ka theksuar se nuk ka frymë kompromisi dhe kulturë institucionale, por një stil vendimmarrjeje që përjashton aktorët e tjerë politikë dhe qytetarët nga procesi.

Ai ka paralajmëruar se një model i tillë i drejtimit të shtetit, ku vendimet merren nga një person i vetëm, nuk mund të përfundojë mirë për vendin dhe dëmton shëndetin e demokracisë në Kosovë. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz