Rusi mbijeton një muaj në shpellë, ku e kishte çuar ariu pasi ia kishte thyer kurrizin |PAMJE

Një burrë me emrin Aleksandar është gjetur në pyll pasi që një muaj e ka kaluar në shpellën e ariut në rajonin e regjionit rus Tuva në afërsi të kufirit me Mongolinë, ndërsa gjuetaret të cilët e kanë gjetur në fillim kanë menduar se është fjala për një trup të mumifikuar, transmeton Gazeta Metro.
Por, atëherë kanë zbuluar se burri është ende gjallë. E kishin nuhatur qentë gjuetarë, të cilët i kanë alarmuar pronarët e tyre, e ata pastaj i kanë thirrur shërbimet emergjente. Në videon shokuese, të publikuar nga meidte ruse, shihet burri, trupi i të cilit i tëri është mbuluar me gjak të tharë e baltë, ndërsa lëkurën e ka të bardhë, si të vdekurit/
Aleksnadri u ka thëmë mjekëve se ariu e ka sulmuar para një muaji. Ia ka thyer kurrizin dhe e ka marrë me vete në shpellë, ndërsa trupin e tij e ka ruajtur për më vonë. Nuk e mban mend mbiemrin e tij e as prej nga është.
Aleksandri nuk ka mundur të lëvizë dhe ka pirë urinën e tij për të mbetur gjallë, ndërsa mjekët e pranojnë se as vetë nuk e dinë se si ka mbetur në jetë.

Lexo edhePolitikania e Stambollit në gjyq për “fyerje” të Erdoganit
Ky tregim ngjan me filmin “Kthimi”, në të cilin Leonardo DiCaprio lufton me ariun dhe në fund mbijeton, e i cili është xhiruar sipas ngjarjes së vëfrtetë.














